Report TV - Italia 5 mln € për arsimin profesional në Shqipëri,Klosi:Investimi më i mirë

  • 7 years ago
Nënshkruhet marrëveshja prej 5 milion euro që qeveria italiane jep për zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional.

Kjo shumë do të investohet në ndërtimin e dy shkollave profesionale agro- bujqësore në Fier dhe në Lushnjë. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, dhe ambasadori italian Alberto Cutillo. Blendi Klosi u shpreh se edukimi dhe arsimi profesional mbetet një formulë e sigurt për tregun e punës.

Mbështetja financiare e qeverise italiane, do të shkojë për krijimin e qendrave multifunksionale të ekselencës në sektorin bujqësor dhe agro-përpunues në shkollat profesionale bujqësore të Fierit dhe Lushnjës, për të formuar teknike të mesëm dhe të lartë në rang kombëtar, në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

?Dua të përsëris, të konfirmoj edhe një herë që qeveria Italiane ka gjithë mbështetjen e duhur për strategjinë dhe politikat e qeverisë shqiptare në mbështetje te formimit profesional?, u shpreh Cutillo.