Report TV - Fier, BMW-ja shpërthen në lëvizje, gjymtohet drejtuesi

  • 7 years ago
FIER- Një automjet ka shpërthyer në lagjen "Kryengritja" të Fierit.

Makina tip BMW është përfshirë nga flakë, pasi më herët është dëgjuar një shpërthim, teksa ka qenë në lëvizje. Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Armando Sulo, të cilit i është dhënë ndihma e parë në spitalin rajonal të Fierit.

Ai ka pësuar dëmtime në pjesët e gjymtyrve, ndërsa mësohet se është dërguar në drejtim të Tiranës për një ndërhyrje më të specializuar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbimi zjarrfikës. Këta të fundit kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Dyshohet se automjetit i është vënë një sasi lënde shpërthyese tritol.

Recommended