Report TV - Shoqëria Civile peticion për zbatimin e Reformës në Drejtësi

  • 7 years ago
Miratimi i Reformës në Drejtësi dhe ngritja e institucioneve të Vettingut si kusht kryesor për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ka qenë edhe qëllimi i ngritës së stendave për mbledhjen e firmave të qytetarëve.

Përfaqësues të Shoqërisë Civile u shprehën se situate politike në vend po e ngadalëson këtë proces në Shqipëri dhe si e tillë, dhënia zë e qytetarëve është një ndër mënyrat për të përshpejtuar procesin.

?Ne si Shoqëri Civile kemi marrë iniciativën për të ngritur këto stenda për të ftuar qytetarët, për t?u dhënë zë mendimeve dhe miratimit të tyre për kundrejt zbatimit të kësaj Reforme. Kemi realizuar ngritjen e 10 stendave në pika të ndryshme në Tiranë. Procesi ka filluar sot?, tha një përfaqësuese e Shoqërisë Civile.

Në të gjithë kryeqytetin janë vendosur 10 stenda të cilat do të vazhdojnë të qëndrojnë të gatshme për të mbledhur firmat e qytetarëve edhe në javën në vazhdim.

Recommended