Protesta e banorëve të Zharrës para ministrisë së Energjisë

  • 7 years ago
Pas dy orësh pritje në derën e ministrisë se Energjisë dhe Industrisë, banorët e Zharrëz tentuan ta hapin vetë atë.

Duke marrë nëpër duar megafonin, ata u shprehën të vendosur se nuk do të lëvizin nga dera pa marrë një zgjidhje përfundimtare për dëmtimet e banesave nga shpërthimet e kompanisë Bankers.

Por cila është zgjidhja që ata kërkojnë?

Në protestën e tyre është bashkuar edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha, por protestuesit kanë fishkëllyer duke bërë të qartë se nuk janë me asnjë parti.

Pavarësisht kësaj, Basha është afruar te banori më i vjetër dhe i ka sqaruar atij se opozita bashkohet me problemin e tyre dhe se do t?i sigurojë mbështetje për çdo kërkesë që kanë. Lideri i demokratëve u kërkoi falje për gabimet që PD ka bërë në të shkuarën me këta banorë.

Pas largimit të protestuesve demokratë, banorëve iu ofrua një takim me zv/kryeministrin Niko Peleshi dhe zv/ministrin Ilir Bejtja.

Në fund të takimit, ministria do të do të japë një deklaratë nëse ka apo jo një konsensus me banorët e Zharrzës.

Recommended