Opinion - Lulzim Basha, ku do te shkoje PD? (23 shkurt 2017)

  • 7 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Lulzim Basha

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/opinion-lulzim-basha-ku-do-te-shkoje-pd/

Emisioni ?Opinion? i mbrëmjes së sotme është zhvendosur në çadrat e protestës së opozitës. Blendi Fevziu është duke intervistuar liderin e opozitës Lulëzim Basha, në një studio të improvizuar mes protestuesve. Veç të tjerash Basha është shprehur se në Shqipëri kemi të bëjmë me një demokraci fasad. Sipas Bashës kjo që po ndodh sot nuk është miting politik, po është ngritja e popullit për ti thënë jo krimit dhe bandave. ?Në vijmë si një parti e rinovuar në vendimmarrje dhe në lidership, ka me dhjetëra të rinj dhe të reja të cilët kanë studiuar këtu dhe në vendet perëndimore, e vijnë në PD për të dhënë idetë e tyre?, ka deklaruar Basha. Më tej Basha është shprehur i vendosur se protestën do ta çoj deri në fund, derisa qeveria të pranoj kërkesat e opozitës ?Unë do të qëndroj këtu deri në fitoren e kauzës së qytetarëve, deri në largimin e kësaj qeverie dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme?, është shprehur Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në studion e emisionit Opinion e cila është zhvendosur në ?Çadrën e Lirisë? përballë Kryeministrisë, ka deklaruar se protesta e opozitës po merr mbështje të madhe nga populli shqiptar. Basha tha se përveç rinisë dhe studentëve, nesër do mbërrijnë edhe banorët e Zharrësit të cilët prej disa javësh po protestojnë kundër qeverisë dhe vendimeve të Edi Ramës. Ai theksoi se protesta e opozitës do arrijë të përmbysë kastën politike të inkriminuar dhe që mbështet krtimin. ?Kjo republikë që po përmbyset do zëvendesohet nga republika e qytetarëve shqiptar, themeli i të cilës, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme?, tha Basha. ?Për kryetarin e opozitës, ky shesh, është një shesh veprimi dhe s?mund të kemi asnjë vend tjetër përveç se protestës qytetare. Ky është një bashkim popullor, vertetë e kemi organizuar ne, gjatë gjithë këtyre ditëve, duke filluar nga e shtuna e 18 shkurtit, do gjesh një bashkim popullor që i kalon kufijtë e një partie politike, organizimi mund të jetë i kësaj partie, por pjesëmarrja është e qytetarëve. Këtu kemi pasur naftëtarë, studentë dhe gjimnazistë. Kjo protestë tejkalon kufinjtë e një organizimi partiak, kjo është çadra e lirisë, është e qytetarëve?.

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria teknike do të godas kanabizimin dhe të garantoj mos prekjen e votës së shqiptarëve. Basha tha se Rama ka sjell në pushtet të gjithë kriminelët ndaj duhet krijimi urgjent i një qeverie teknike. Sipas Bashës të gjitha forcat politike do të marrin pjesë në këtë qeveri teknike me vetëm një qëllim qëllimin e shtypjes së krimit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndryshme. I pyetur nga Blendi Fevziu se a është e mundur se një qeveri teknike i garanton zgjedhjet, Basha është përgjigjur se ky është një detaj që do të diskutohet kur palët të ulen për marrëveshjen. ?Qe...