Rama: SHBA e BE të mos e braktisin Rajonin

  • 7 years ago
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që të kthejnë sytë nga Ballkani, përndryshe rajoni rrezikon të bjere nën influencën ruse.

Në një interviste për gazetën ?The Telegraph?, kryeministri shqiptar është shprehur se nëse administrata Trump injoron rajonin, atëherë Ballkani rrezikon të bjerë në influencën e Moskës e cila ka qene gjithmonë e interesuar të shtrihet në këtë rajon.

?Për Shtetet e Bashkuara ky rajon ka qenë shumë i rëndësishëm strategjikisht dhe SHBA-te janë të rëndësishëm për ne. Rusia ka qenë e interesuar të përhapë influencën e saj në rajon.

Ndërsa duke folur për Bashkimin Europian, kryeministri Rama ngre pyetjen nëse BE po bën mjaftueshëm për të siguruar stabilitetin dhe për të bllokuar komplotet e mundshme ruse në Ballkan.

Pa mbështetjen e BE-së, kryeministri e sheh Ballkanin si një vend ku nuk do të këtë paqe dhe bashkëpunim.

Kryeministri u pyet edhe për zhvillimet ne vend, ku tha se qeveria e tij ka ndërmarrë reforma te suksesshme dhe se opozita po e bllokon Vetingun pasi ka frikë nga një drejtësi e pastër.

Tv Klan