Veliaj: Qytetarët udhëtojnë më lirë për distanca më të largëta

  • 7 years ago
Riorganizimi i linjave urbane në kryeqytet, ka ndryshuar itinerarin e linjës së vjetër Qendër-Sauk, duke e kthyer në ish stacioni i trenit -farkë. Krahas dyfishimit në distance, asaj i janë shtuar 5 autobuzë të rinj, si dhe janë ulur kostot e udhëtimit.

?me një biletë të vetme, ata qytetarë që duhet të zbrisnin në qendër dhe të ndërronin autobus për të marrë një tjetër, për të shkuar në pjesën tjetër të Tiranës, sot e bëjnë vetëm me një biletë, me një abone të unifikuar, dhe fatmirësisht me 30% më shumë mjete në shërbim?.
Edhe zonat rurale do të kenë së shpejti linja të reja urbane.
?Shumë shpejt do të bëjmë disa propozime konkrete për rehabilitimin e linjave në periferi, po na rezulton se ish-komunat, duke aplikuar çmime stratosferike, kanë lejuar në kurriz të qytetarëve një shërbim urban që le për të dëshiruar, si nga cilësia, si nga shërbimi, sigurisht edhe nga çmimi?.
Sipas metrialit të dërguar nga zyra e shtypit në bashkinë e Tiranës, Baldushku, Kërraba Bërzhita e pretrela do të përfitojnë të njëjtin shërbim me atë që kanë linjat qendrës.