Grabitet karburanti në Korçë, shkëmbim zjarri me policinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo pikë karburanti në aksin kombëtar Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Dishnice, është grabitur gjatë natës, duke gdhirë e premtja. Një grup personash te armatosur, kanë vjedhur një shumë lekësh në kasafortën e karburantit. Grabitja sipas policisë ishte e planifikuar: Agresoret kanë ndaluar tek pompa e karburantit, duke e bërë rojen të besojë se donin te furnizonin makinën. Sapo roja është afruar, ata kanë dalë nga makina, e kanë goditur e më pas nën kërcënimin e armës e kanë mbyllur në tualetin e pikës së karburantit. Ne pak minuta, grabitësit morën paratë ne kasaforta. Por zhurma e krijuar nga agresoret gjate kohës kur po tentonin te hapnin kasafortën, ka zgjuar një familje atyre prane, e cila ka njoftuar policinë. Forcat e rendit mbërritën ne pak minuta, por u gjenden nen breshërinë e armeve te agresoreve. Policia shkëmbeu zjarr me grabitësit, te cilët munden të largohen me automjetin e tyre. Ende nuk ka asnjë shifër zyrtare për shumën e grabitur. Në pjesë të ndryshme të segmentit rrugor janë ngritur postblloqe, por deri me tani nuk është asnjë shenje prej tyre.