Report TV - Basha thirrje për dhunë: Shponi gomat, thyeni dritare, grushtoni!

  • 7 years ago
TIRANË-Në kohën kur PS e LSI janë bërë bashkë kundër qeverisë teknike, dhe BE i bën thirrje PD-së të zgjedhë Kuvendin për të dëshmuar se e do të ardhmen e Shqipërisë, kryeopozitari Basha humb durimin dhe bën thirrje për dhunë.

Në një fjalim në çadrën e quajtur Çadra e Lirisë, duke marrë shkas nga shkarkimi nga puna në TVSH e prindit të një protestuesi, Basha ka kërkuar që populli të ngrihet e të reagojë për drejtorin e TVSH, Thoma Gellçi. Por në fjalë e e sipër në këtë ditë të 7 të protestës, ai ashpërsoi retorikën duke kërkuar që dhuna të përshkallëzohet. Sipas Bashës, ky reagim duhet të vijë përmes dhunës ndaj cdo padrejtësie që iu bëhet. duke mos njohur kështu institucionet ligjore.

?Thoma Gëllci o pleh, do të të heqim zvarrë nga ai post ku të kanë vënë për ti shërbyer interesave të korruptuara. Ora jote po vjen, zvarrë do të hiqesh nga ai post ku të kanë vënë. Ta dijë mirë cdokush që godet qytetarët, që godet protestën që do vijë ora për ti marrë zvarrë nga ky shesh. Doni luftë, luftë do të ketë, populli do të fitojë! Shpojani gomat, thyeni dritare, nxirrni zvarrë nga zyrat atyre që ju shkelin të drejtat tuaja, ngrihuni, protestoni e luftoni.
Askush nuk mund të mendojë se po luan me qytetarin e popullin, ti bëjë llogaritë mirë se përndryshe vala e ashpër popullore do i fshijë nga zyrat.
Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak. Populli ka duruar padrejtësitë në kurriz, durimi i popullit i ka arritur fundi, durimit tonë i ka ardhur fundi.