Report TV - “5 Djelmoshat”, Gent Hazizi rikthehet në Teatrin Kombëtar me rol kryesor

  • 7 years ago
Aktori i njohur Gent Hazizi rikthehet në Teatrin Kombëtar me një rol kryesor në premierën ?5 Djelmoshat? me regji të Helidon Finos.

Në një intervistë për Report TV, ai shprehet se pjesëmarrja e tij në këtë premierë shënon edhe rikthimin e tij në skenën e Teatrit.

?5 Djelmoshat? është shkruar nga Simona Semeniç që është një autore sllovene. Është një dramë-komedi, që nëpërmjet ??5 Djelmoshave?? që janë të moshë 10 dhe 11-vjeçare, trajtohen problemet e shoqërisë sotme. Unë tani po vij në Teatër Kombëtar, dhe tani e shoh që më ngacmon ideja për të pasur sprova të tjera??,-u shpreh Hazizi.

Ndërsa për sa i përket rolit që do të luajë në këtë dramë-komedi, Gent Hazizi e quan një sfidë.