Report TV - Raporti i AKP, 40 % e nxënësve të klasës së pestë janë ngelësa

  • 7 years ago
Arritjet e nxënësve në vlerësimin kombëtar të klasës së 5-të rezultojnë të jenë pranë nivelit mesatar të arritjeve.

Vetëm rreth 7.41 % e nxënësve zotërojnë njohuri të nivelit të lartë dhe 49 % e tyre zotërojnë njohuri që i përkasin nivelit mesatar.

Këto janë të dhënat që dalin nga raporti vjetor i testimit të arritjeve për nxënësit e klasave të 5-ta në të gjithë vendin.

Në përfundim të raportit, thuhet se puna e mësuesit duhet të përqëndrohet kryesisht në zhvillimin e kapaciteteve vëzhguese për zgjidhjen e problemeve duke përdorur mjete konkrete didaktike.

Recommended