Ora News – Kreu i Antimafias italiane: Eshte trefishuar sasia e drogës së kultivuar në Shqipëri

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sasia lëndës narkotike e trafikuar nga Shqipëria drejt brigjeve italiane, është trefishuar. Deklarata është bërë nga Drejtori i Antimafias italiane Franko Roberti, pas një takimi të zhvilluar me prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Gjatë koherencës për shtyp, kreu i antimafias theksoi se ky fenomen, po kthehet në shqetësim edhe për vendet e tjera të BE.
Roberti: Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin. Është trefishuar sasia e drogës që është trafikuar nga Shqipëria.
Kreu i antimafias tha se hetimet e përbashkëta duhet te zbulojnë arsyen së përse është rritur kultivimi i drogës dhe se duhet të intensifikohet lufta ndaj parave që perfitojnë këto grupe kriminale.
Roberti: Një është rritja e kërkesës ofertës. Është më ekonomike të marrësh lëndë narkotike nga Shqipëria pasi është më afër se vende si Maroku. Në Itali luftohet gjithnjë e më tepër që në fazën e kultivimit ndërkohë në Shqipëri Sa i takon farës vietnameze të kanabisit mësohet se po kryhet një hetim mes prokurorisë së Leçes me Prokurorinë e Përgjithshme.
Ndërsa në fjalën e tij, Llalla theksoi se shumë shpejt do të ketë përgjigje nga pala italiane edhe për kërkesat qe ka drejtuar ne funksion te ligji te dekriminalizimit.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv

Recommended