Në 25 vjetorin e aktivitetit të shoqatave kuvajtjane të bamirësisë në vendin tonë, është vlerësuar përmes një ceremonie të vecantë ndihma që është dhënë ndër vite për shtresat në nevojë. Mohammad Naser Al-Xhabri, minister i vakefeve dhe çështjeve islame vlerësoi prezencën e kreut të shtetit shqiptar në këtë aktivitet, që pasqyron lidhjet e forta dhe mieqesore ndermjet dy vendeve miq dhe popujve tane. I pranishëm në këtë aktivitet ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, z. Fayez Mishari Al-Jassim i vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve miqësore dhe mjaft të ngushta. Ndërkaq Presidenti Bujar Nishani deklaroi se populli i Kuvajtit ka treguar solidaritet në momente të vështira për shqiptarët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plot-25-vjet-bamiresi-kuvajtiane/