Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8 years ago
Dy ditë pas apelit të familjeve të tre viktimave në lagjen 'Cole' në Vlorë të vranë në 2015, ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme e cila ka pezulluar nga detyra prokurorin e kësaj çështje në Gjykatën e Lartë Artur Selmani dhe drejtoren e hetimit gjyqësor Alma Muça.

Sipas vendimit të pezullimit firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm rezulton se Selmani dhe Muça kanë shkelur ligjin.

?Gjatë shqyrtimit të rekursit në Gjykatën e Lartë, prokurori i çështjes, Artur Selmani, jo vetëm që nuk ka mbështetur qëndrimet e mëparshme të Prokurorisë, por ai ka kërkuar pushimin e akuzave shumë të rënda, për të cilët të pandehurit ishin dënuar maksimalisht në dy shkallët e gjyqësorit në Vlorë. Për këtë qëndrim të dyshimtë, prokurori Selmani pretendon se e ka diskutuar me Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça, - sqaron Prokuroria e Përgjithshme.

Category

📺
TV

Recommended