TIRANE-Knut Flenckestein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian del kundër demokratëve në bojkotin e parlamentit.
I mbërritur në Tiranë në kuadër të bisedimeve për reformën në drejtësi, e cila bllokohet për shkak të këtij bojkoti, Flenckestein iu përgjigj interesit të Report Tv nëse do të luante ose jo rolin e negociatorit për të nxjerrë PD nga çadra para kryeministrisë.
?Sa herë që vij këtu flas me zotin Basha. Por nuk do të negocioj me të për protestën. E parë nga këtu më duket shumë e këndshme tenda. Por do të ishte më mirë të rrinin në parlament. Deputetët duhet ta bëjnë punën e tyre brenda këtij institucionin, pavarësisht gjërave të tjera që bëjnë shtesë jashtë tij".