Ora News – Kujdes nga alergjitë, 80% e pacientëve probleme në rrugët e frymëmarrjes

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndotja e ajrit, polentet e luleve, bimë barishtore janë faktorët që ndikojnë në prekjen nga alergjitë e stinës. Mjekët alergologë thonë se këto sëmundje kanë një rikthim në motin e ngrohtë. 80% e pacientëve që paraqiten pranë mjekëve specialistë vijnë me probleme në rrugët e frymarrjes.
Moti i ngrohtë i ditëve të fundit, favorizon rikthimin e alergjive. Mjekët alergolog shpjegojnë se në 80% të rasteve kemi shfaqe të alergjisë në rrugët e frymëmarrjes, të cilat manifestohen me vështirësi në frymëmarrje në trajtë astme.
Mjekja alergologe në poliklinikën nr të 3 të specialiteteve, Mira Xhixho, shpjegon shkaqet e alergjive.
Xhixho: Bimët jeshile, bari jeshil, të rritet, të zhvillohet dhe ndoshta sporadikisht edhe polenet e luleve. Janë paraqitur vetëm pak raste, jo shumë raste, me alergji ndaj poleneve që kanë qenë vuajtës prej disa vitesh me këto lloj diagnozash, pra me simptoma të astmës dhe simptoma të rrufës dhe që mund të kenë paraqitur shenja këto pesë, gjashtë ditët e fundit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/kujdes-nga-alergjite-80-e-pacienteve-probleme-ne-rruget-e-frymemarrjes/

Recommended