Ora News – BE kundër bojkotit të PD, Koçijançiç: Debati zhvillohet në Parlament

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkimi Europian ka reaguar në ditën e tretë të protestës së opozitës shiptare, duke u shprehur kundër bojkotit të saj në parlament. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç në një intervistë për Televizionin Publik Shqiptar, ka theksuar se në një vend demokratik debatet zhvillohen në parlament, jo jashtë tij. Ajo u ndal edhe te reforma në drejtësi, për të cilën tha se ka një bashkëpunim të mirë me Tiranën zyrtare për zbatimin e saj.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç ka shprehur qëndrimin e saj kundër bojkotit të parlamentit nga ana e opozitës në Shqipëri. Në një intervistë për Televizionin Publik Shqiptar, Koçijançiç ka deklaruar se debati politik zhvillohet vetëm në sallën e parlamentit dhe jo jashtë tij.
Koçijançiç : ?Për ne, debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicjen e Shqipërisë për t?iu bashkuar Unionit Europian, madje edhe për avancimin në rrugën e saj europiane. Për këtë arsye, është e rëndësishme të tregohet vazhdimësia e parlamentit në një moment kyç, kur diskutohen e miratohen ndryshimet, në veçanti ato që lidhen me reformën e drejtësisë. Këto ndryshime kanë rëndësi thelbësore për të siguruar progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt BEsë dhe siç e mbani mend, Komisioni rekomandoi në Nëntor nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, subjekt i zbatimit të prekshëm e të besueshëm në reforma specifike dhe pikërisht reforma e drejtësisë është ajo që kam në ndërmend?.
Zëdhënësja e BE-së komentoi edhe rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit teksa tha se ngritja e këtij bordi është ngritur në përputhje me legjislacionin përkatës shqiptar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/protesta-kocijancic-kunder-vendimit-te-pd-per-bojkot/

Recommended