Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 6/3/2017
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestën e opozitës para kryeministrisë. Nga selia e kryesisë së Kuvendit Balla tha se protesta e opozitës e ka humbur kauzën e saj. Referuar vizitës së Knut Flackenstain në Tiranë Balla mohoi që ai të ketë rol në dialogun mes palëve.
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka ironizuar protestën e demokratëve në çadrën e lirisë. Balla tha se tashmë opozita e ka humbur kauzën e protestës dhe po qëndron në shesh për të hamendësuar për qeveritë teknike.
Balla: Protesta u thirr gjoja për reformën zgjedhore, gjoja për numërimin elektronik. Sot nuk flasin për këto çështje, por flasin për largim qeverie, për lloj qeverirash teknike që skanë të bëjnë me modelin e funksionimit të demokracisë.
Ai ironizoi duke thënë se nuk mund të ketë protestë kundër varfërisë duke festuar me birra e pica.
Balla: Të protestosh kundër varfërisë në vend dhe të hash pica dhe të hedhësh valle me këngën e Sali Berishës nuk besoj se është një protestë popullore, por është shumë më pak se kjo.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/balla-kauza-e-pd-ka-humbur-varferia-sluftohet-me-birra-e-pica/

Category

📺
TV

Recommended