Ora News – Sekuestrohen 8 ton drogë në Ankona, mbërriti me tragetin Shqipëri-Itali

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mediat lokale italiane (Venezia Today dhe Nuova Venezia) informojnë se gjatë pasditës së të mërkurës, 8 shkurt 2017. policia financiare e qytetit të Ankonës ka sekuestruar në territorin e Venecias 8 tonë drogë e tipit marijuanë në bordin e një kamioni me rimorkio, që kishte mbërritur pak orë më parë me tragetin e linjës Shqipëri- Itali.
Nën pranga është vënë dhe drejtuesi i automjetit një 38 vjecar nga Maqedonia.
Operacioni i Financës së Ankonës ka nisur menjëherë sapo kamioni i tpit TIR, ka zbarkuar në portin e Ankonës e sipas mediave italiane, policia italiane ishte në dijeni të ngarkesës së drogës, por e ka lënë të kaloj doganën me qëllim gjetjen e destinacionit final të dorëzimit të saj.
Financa e Ankonës është vënë në ndjekje të kamionit i cili fillimisht ka udhëtuar drejt Milanos e më pas ka ndryshuar drejtim për në Venecia.
Në një pikë furnizimi , karburanti në provincën e Venecias, drejtuesi i kamionit ka braktisur rimorkon me ngarkesën e drogës dhe ka rinisur udhëtimin vetëm me kamion e tij. Nuk dihet nëse ky ishte vendi i dorëzimit të drogës apo drejtuesi i automjetit e ka lënë pasi ka nuhatur ndjekjen nga policia italiane.
Në rimorkion e braktisur policia italiane ka gjetur 8 tonë marijuanë e mbuluar me material polisteroli.
Drrejtuesi i kamionit është arrestuar në afërsi të autostradës me drejtim Tiresten e me shumë gjasa po rikthehej në Shqipëri përmes rrugës tokësore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/sekuestrohen-8-ton-droge-ne-ankona-mberriti-me-tragetin-shqiperi-itali/

Recommended