Ora News – Tragjike në Fier, 32 vjeçari vret 29 vjeçaren dhe veten në makinë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngjarja e rëndë është regjistruar sot rreth orës 11:30 minuta, në Fier, ku një shtetas pasi ka vrarë një vajzë ka qëlluar veten me plumb në kokë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Shën Pjetër, ku në afërsi të urës së fshatit është gjetur një makinë tip Fuoristradë, brenda të cilës kishte dy viktima.
Policia e Shtetit bën me dije se 32 vjeçari Drini Derveni nga Fieri, ka qëlluar me armë zjarri 29 vjeçaren, Ermira Arapi, nga Lushnja dhe më pas ka qëlluar veten me një plumb në kokë.
Policia thotë se arma e përdorur është pistoletë tip TT.
Korrespondenti i Ora News në Fier, Xhemil Beharaj, thotë se 32 vjeçari është i martuar dhe me fëmijë.
Ende nuk dihet lidhja midis dy viktimave dhe motivet e ngjarjes së rëndë, ndërsa dyshohet paraprakisht se bëhet fjalë për një krim paisioni.
Ora News ka sjellë edhe pamjet dhe fotot nga vendi i ngjarjes ku u gjet makina me dy viktimat.
Ishin banorët e zonës atë që panë një makinë të parkuar anës rrugës me dy viktima brenda saj dhe më pas lajmëruan policinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fier-i-riu-vret-te-dashuren-dhe-veten-ne-makine/

Recommended