Ora News – Krioterapi tek Senatoriumi, zgjeron gamën e sëmundjeve të diagnostikuara

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Investimi më i fundit në Spitalin Universitar ?Shefqet Ndroqi? ka bërë të mundur shtimin e gamës së diagnostikimit dhe trajtimit për të gjithë pacientët që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive. Shefi i shërbimit të Bronkoskopisë në këtë spital, Ilir Peposhi, thotë se përveç diagnotikimit, krioterapia mundëson edhe marrjen sa më lehtë të biopsisë.
Blerja e një aparature të re në spitalin Universitar ?Shefqet Ndroqi?, do të bëjë të mundur diagnostikimin e më shumë sëmundjeve, që nga kanceri i mushkërive, deri te sëmundje të tjera të sistemit respirator.
Pajisja e re të Krioterapisë dhe Diagnozës Endobronkiale, e cila vihet për herë të parë në përdorim në Shqipëri, ndihmon edhe në marrjen më të lehtë të biopsisë si dhe indit që ndihmon në rritjen e përqindjes së një diagnoze më të qartë.
Dr. Ilir Peposhi, shef i shërbimit të Bronkoskopisë në spitalin Universitar ?Shefqet Ndroqi? flet konkretisht për efektet pozitive që do të ketë kjo aparaturë te pacientët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/krioterapi-tek-senatoriumi-zgjeron-gamen-e-semundjeve-te-diagnostikuara/

Recommended