Ora News – Blushi: SHBA të shpallë listën e zezë të politikanëve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ëy/1s5j7UT

Amerikanët po bëjnë më shumë se shqiptarët për reformën në drejtësi dhe për këtë Ben Blushi kërkoi që ambasada e SHBA të shpallë listën e zezë të politikanëve të korruptuar të Shqipërisë. Për Blushin palët politike po mundohen ta bllokojnë reformën si dhe nuk kanë interes për të kryer një reform zgjedhore që do të mundësojë numërimin elektronik të votave dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në takimin me koordinatorët e LIBRA, Blushi propozoi vendosjen e minimumit jetik në 170 mijë lek dhe uljen e numrit të deputetëve të parlamentit në 100.
Për Ben Blushin, reforma në drejtësi po shpëton vetëm falë angazhimit të Shteteve të Bashkuara pasi palët politike në Shqipëri po mundohen ta bllokojnë. Në takimin e koordinatorët e partisë LIBRA, Blushi tha ambasada e SHBA duhet të revokojë vizat edhe të politikanëve të korruptuar.
Blushi: Duket sikur reforma në drejtësi po kthehet në një amnisti për shumë gjyqtarë dhe prokurorë. Shqiptarët sot për fat të mirë kanë një perceptim shumë të drejtë për atë që po ndodh. Ata besojnë se klasa politike po bëjnë gjithçka për të bllokuar reformën në drejtësi dhe SHBA po bëjnë shumë më shumë për ta zhbllokuar. Kur do ti hiqen vizat politikanëve të Shqipërisë. Mendoj se të gjithë ata që duan të investojnë në dështimin e reformës në drejtësi po e bëjnë këtë pyetje duke dashur të na bindin se Amerika e Trump ka ide të tjera për drejtësinë nga Amerika e Obamës, por këto nuk janë qesharake por edhe dramatike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-shba-te-shpalle-listen-e-zeze-te-politikaneve/

Category

📺
TV

Recommended