Financimet për shkollat e reja - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
56 milion euro kushton përmirësimi i kushteve ne shkolla dhe eliminimi i mësimit me turne. Ky fond i është vene ne dispozicion te arsimit nga programi i qeverise ?one billion project?, i cili do te zbatohet ne partneritet me kompanitë private. Sipas një studimi te kryer nga Ministria e Arsimit, ne te gjitha qarqet e vendit do te ketë ndërtime te reja shkollash dhe përmirësime te godinave aktuale. 150 shkolla jane parashikuar për t?u përfshire ne ketë projekt, ku 53 janë ndërtime te reja. Sipas hartës se detajuar, pjesën me te madhe te fondeve per infrastrukturën arsimore do ta marre Tirana e me pas qytete si Elbasani, Durrësi e Berati. Ne kryeqytet është parashikuar ndërtimi i 21 shkollave te reja dhe shume ndërhyrje ne përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese. Shkollat do te ndërtohen nga kompanitë private njëherazi dhe brenda nje kohe te shkurtër. Ndërsa likuidimi nga shteti përmes bankave do te shtrihet ne vite.

Recommended