Rregulla te reja per riatdhesimin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka vendosur masa lehtesuese per procesin e riatdhesimit te qytetareve shqiptare. Ministrja e infrastruktures dhe energjise Belinda balluku ka sqaruar se te gjithe qytetaret qe deshirojne te kthehen ne atdhe duhet te rezervojne bileten ne faqen e air Albania, dhe ata qe banojne ne bashkite e shpallura si zona te kuqe per shkak te vatrave te infeksionit mund te karantinohen ne shtepite e tyre. Por rregullat nuk do te ndryshojne per te gjithe ata qe banojne ne bashkite e gjelberta, te cilet 14 dite do te qendrojne ne hotelet e caktuara per karantiniminBELINDA BALLUKUMINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISEUdhëtarët e riatdhesuar do të ndahen në dy grupe në aeroport. Banorët e zonave të gjelbërta do të dërgohen me autobusët e vënë në dispozicion në strukturat karantinuese. Ata ashtu si dhe në rastet e mëparshme do të duhet të mbulojnë vetëm shpenzimet ushqimore, prej 7 euro në ditë ndërsa shuma prej 14 eurosh që korrespondon me akomodimin dhe shërbimet do të mbulohet nga shtetit shqiptar.Banorët e zonave të kuqe do të udhëtojnë drejt banesave të tyre për t?u vetëkarantinur së bashku me të gjithë familjen për 14 ditët e ardhshme. Te gjithe qytetaret duhet te plotesojne nje formular ku te deklarojne adresen e sakte te baneses se tyreky formular ju ngarkon juve me përgjegjësi ligjore dhe në rast deklarimi të rremë do të aplikohen masa penale sipas ligjeve në fuqi. Policia e Shtetit do të monitorojë të gjithë procesin nga momenti i mbërritjes tuaj në aeroportin e Rinasit.Gjate fazes se dyte te procesit te riatdhesimit, 2 500 qytetare shqiptare kane mberritur ne shqiperia

Recommended