Report TV - Fier, prishet rruga, nxënësit 4 km në këmbë për të shkuar në shkollë
  • 7 years ago
FIER-Rreth 40 nxënës të një shkollë 9-vjeçare në Fier janë të detyruar të ecin 8 kilometra në ditë në këmbë për të ndjekur mësimin pasi rruga është bërë e pakalueshme nga furgonët.

Nxënësit e fshatit Kreshpan në njësinë administrative Cakran të Fierit për të shkuar në shkolle përballen me një rrugë të mbuluar me gropa, problem që bëhet më i dukshëm në ditët me shi.

Prej disa ditësh furgonët që transportonin fëmijët kanë refuzuar të kalojnë në rrugën e prishur duke i lënë nxënësit në mëshirë të fatit.

Prindërit e fëmijëve kërkojnë që rruga të rikonstruktohet sa më parë pasi nuk kane mundësi financiare që t?i dërgojnë atë në shkollë nëpërmjet transportit privat.
Recommended