Report TV - Përplasja me Donald Lu, Llalla informon kryetarin e Kuvendit
  • 7 years ago
Kryeprokurori Adriatik Llalla zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim për rreth 30 minuta me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Takimi Llalla-Meta vjen një ditë pas përplasjes me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Kryeprokurori informoi Kryetarin e Kuvendit mbi përplasjen e fundit me ambasadorin amerikan në Tiranë, gjë të cilën e bëri edhe dje me Presidentin Nishani.

Takimet e Llallës me Presidentin dhe Ilir Metën vijnë pas letrës që u dërgoi pak ditë më parë, ku i vendoste në dijeni sipas tij për presionet dhe shantazhet e kryediplomatit amerikan në Shqipëri.

Ndërsa mbrëmë Kryeprokurori u shpreh se ka marrë mbështetjen e Presidentit Nishani dhe Kryetarit të Kuvendit Meta pas përplasjes me ambasadorin e SHBA.

Ambasadori amerikan deklaroi dje se Llalla ka 18 muaj që punon kundër reformës në drejtësi, ndërsa tentoi që të sekuestronte serverat e ILDKPKI, që janë jetik për Vettingun.

Por nuk vonoi edhe përgjigja e Llallës duke e akuzuar Lu-në për presion dhe shantazhe në dosjen e 'Bankers', ndërsa i hoqi edhe vizën për në SHBA.