Report TV - Blushi: Rama shkatërroi PS-në tani dhe LSI me ndihmën e Metës

  • 7 years ago
Reforma në drejtësi duket sikur është amnisti për ata që kanë abuzuar, ju thuhet shkoni në shpi se s?ju prek askush për ato që keni bërë nëse aplikoni prapë për gjykatës. A punon prokuroria kur iu heqin vizën të paktën 50 prokurorëve? A punon policia kur ministri i drejtësisë thotë se bashkëpunon me krimin?

A ka më qeveri kur kryeministri i thotë një ministri ha pilaf se s?do të heq nga puna deri sa të mbarosh pilafin. S?janë fjalët e mia, janë të këtij koalicioni.

Ajo që besoj sot është që koalicioni po organizon funeralin e republikës sonë.

Shteti është duke rënë dhe për këtë shkak akuzoj njësoj si Ramën dhe Metën. I pari është i paaftë, i dyti bën gjithçka për të na bindur se sa i paaftë është i pari.

S?është këtu por dua t'i them diçka Ilir Metës, ne s?kemi nevojë të na tregosh sa i paaftë është Rama. Çështja është ca bën ti.

Një kompliment do ja jap, pasi shkatërroi PS, i është sulur LSI, po shkatërron LSI me ndihmën e pakursyer të Ilir Metës.

Kam disa vjet që ia njoh aftësinë shkatërruese këtij njeriu, e ka perfekte. LSI është viktima e vet e fundit.

Recommended