Ora News – Ambasada amerikane revokon vizat për disa gjyqtarë dhe prokurorë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasada amerikane revokon vizat për disa gjyqtarë dhe prokurorë.
Përmes një njoftimi për median Ambasada e Shteteve të Bashkuara informon se ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë ?pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza?.
Ambasada nënvizon se për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ata nuk mund të komentojmë mbi raste individuale.
?Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre? nënvizon ambasada
Më tej thuhet: Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t?i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasada-amerikane-revokon-vizat-per-disa-gjyqtare-dhe-prokurore/

Recommended