Report TV - Tensionet Serbi-Kosovë,Berisha bën thirrje për luftë në Ballkan

  • 7 years ago
TIRANE-Sali Berisha do luftë në Ballkan. Ish-kryeministri Sali Berisha sot nga foltorja e Kuvendit deklaroi se marrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zbatohen ose në të kundërtën pritet luftë.

"Ose ato marrëveshje të zbatohen ose luftë nuk ka alternativë tjetër. Dialogu dhe marrëveshja Prishtinë -Beograd është jetike për paqen dhe stabilitetin por është një cështje që ka dy rruge ose dialog ose luftë.

Ato marrëveshje duhet të konsolidojnë procesin e paqes dhe të lënë pas armiqësitë e së shkuarës" deklaroi ai nga seanca e Kuvendit.

Ai shtoi se nëse preket Kosova nga serbët, atëherë shqiptarët do të reagojnë si një komb i vetëm.

?Në rast se xhelatët sulmojnë, shqiptarët duhet të bëjnë gjithçka të bëjnë cdo gjë, kudo ku jetojnë në treva e cdo pëllëmbë shqiptare?.

Ai akuzoi Ramën se reagoi 24 orë me vonesë për trenin serb dhe se u fut nën jorgan. Gjithashtu, Berisha tha se një diplomat i huaj i ka thënë se Rama ka marrëveshje me Vuçiçin.

Recommended