Ora News – Durrës, Ujësjellësi nis zëvendësimin e tubacioneve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ujësjellës Kanalizime në Durrës ka nisur ndërhyrjen në rrjetin e ujit të pijshëm, pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve për ndotjen e tij. Përfaqësues të ujësjellësit po bëjnë ndërrimin e tubacioneve të dëmtuara, ku ujërat e bardha janë përzjerë me ujërat e zeza.
Për te zgjidhur problemin e ndotjes se ujit te pijshëm Ujesjelles Kanalizime Durres po zevendeson rrjetin e vjetër. Bëhet fjalë për heqjen e tubacionit prej gize i cili ka një moshë rreth 50 vjeçare dhe nga ekspertët cilësohet si shkaku i vetëm i ndotjes së ujit të pijshëm në qytetin bregdetar.
Kjo për shkak se amortizimi nga vitet e shumta ka krijuar shumë të çara dhe në këtë mënyre ujërat e zeza bashkohen në këto tubacione. Sipas inxhinierit, Gerald Dautaj, me këto ndërhyrje u jepet zgjidhje përfundimtare me ndotjen e ujit të pijshëm në katër zona të qytetit të Durrësit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-ujesjellesi-nis-zevendesimin-e-tubacioneve/

Recommended