Ora News – Minxhozi raporton në Komision: Prej 3 muajsh Kosova e tensionuar

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, shprehu shqetësimin për situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se palët janë në shkallën më të lartë të acarimit të marrëdhënieve të tyre dhe nëse bisedimet nuk vazhdojnë, situata mund të përkeqësohet më shumë. Duke folur në Komisionin e Jashtëm, Minxhozi tha se treni të cilin duhet të marrin palët është treni i Bashkimit Europian, duke lënë mënjanë të shkuarën.
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar dhe nëse bisedimet nuk vazhdojnë, situata pritet të përkeqësohet më tej.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i ftuar për të raportuar në Komisionin e Jashtëm tha se arrestimi i Ramush Haradinajt dhe treni me simbole nacionaliste e ka acaruar situatën mes dy vendeve në shkallën maksimale.
?Prej 3 muajsh situata në Kosovë është e tensionuar . Arrestimi i Ramush Haradinajt dhe treni serb ka acaruar situatën. Ka gatishmëri nga pala kosovare që dialogu të vijojë.
Rajoni pret t?i hipi trenit të BE dhe jo atij që cënon pavarësinë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/minxhozi-raporton-ne-komision-prej-3-muajsh-kosova-e-tensionuar/

Recommended