Ora News – Miratohet statusi i naftëtarit, PD: Mos e përdorni për fushatë elektorale

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji për statusin e punonjësve në industrine e naftës dhe të gazit, u miratua me konsesus mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese. Edhe spe palët u dakortësuan për ligjin, nuk munguan debatet politike, pasi opozita akuzoi qeverinë se ky ligj vjen pak muaj para zgjedhjeve, duke hedhur dyshime se po përdoret për fushatë elektorale.
Mazhoranca dhe opozita në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese miratuan me konsensus ligjin për statusin e punonjësve në industrinë e naftës dhe të gazit.
Në Komision kishte dy projekte, njëri i propzuar nga deputeti i PDIU-së Omer Mamo dhe tjetri i propozuar nga qeveria, por pas diskutimeve palët implementuan dy nismat ligjore në një të vetme.
Omer Mamo: Një element i rëndësishëm i këtij statusi është dhe trajtimi me pagesë në rast të ndërprerjes së punës në këtë sektor me qëllim garantimin e një minimumi jetese dhe mosbraktisjen e tyre.
Ilir Bejtja: Jo privilegje por shpërblime të cilat janë të paguara me djersë dhe mund, dhe në një farë mënyrë kanë qenë nënkuptuar dhe në dëshirën e sipërmarrësve apo thjesht atyre që investojnë, nëse i paguajnë apo jo, i afrohen apo jo.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/miratohet-statusi-i-naftetarit-pd-mos-e-perdorni-per-fushate-elektorale/

Recommended