?Në prag të fushatës për zgjedhjet parlamentare, nxënësit e shkollave dhe organizata jo qeveritare kërkojnë distancimin e politikës për përdorimin e të miturve në tubimet partiake. Ndërsa për ligjin e fëmijëve, grupet e interesit bënë një sërë sugjerimesh. Ministri Klosi u ndal në masat e parashikuara në ligj siç është heqja e prindërit për prindër dhunues. Fëmijët dhe organizata në mbrojtje të të drejtave të tyre kërkojnë distancimin e politikës në përfshirjen dhe përdorimin e të miturve në fushatat politike. Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Ligjeve, grupet e interesit bënë një sërë sugjerimesh për draftin për mbrojtjen e fëmijëve si: të mbështeten fëmijët me aftësi të veçanta, të forcohen masat kundër bullizimit, finacim për mekanizmat ku raportohet për dhunën e ndaj tyre. Rei Dunja: Të mos kemi shfrytëzim të fëmijëve në fushata elektorale, në mitingje, etj. Linda Pino: Ju lutem, mos përfshini fëmijët në tubimet elektorale. Migrit Vataj: Ky ligj parashikon hapjen e një linje telefoni pa pagesë për fëmijët, ndërkohë që unë mendoj se ka ardhur momenti që të forcojmë shërbimet ekzistuese. Ndërsa Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, që udhëhoqi dhe grupin e punës në hartimin e draftit për mbrojtjen e fëmijëve u ndal në masat ndëshkuese që parashikon ligji, si heqja e prindërimit në rast së faktohet dhuna dhe abuzimi ndaj të miturve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fushate-politike-pa-femije-mos-na-perdorni-ne-tubimet-partiake/