“Gruevski dështoi, LSDM me afër shqiptarëve” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Nikolla Gruesvskit i mbeten edhe me pak se nje jave kohe deri ne 29 janar per gjetjen e nje marrëveshje me shqiptaret per te formuar qeverinë e re, rivali i tij Zoran Zaev thotë se ai ka dështuar. Ndërsa paraqitej ne gjykatën e Shkupit ne seancën e radhës te çështjes ku akuzohet per marrje ryshfeti ne kohen kur ishte kryetar bashkie i Strumices, Zaev ka deklaruan se qeverinë e ben LSDM. Sipas tij, kjo force politike e tregoi me se miri se eshte me afër shqiptareve dhe kërkesave te tyre, si gjate fushatës zgjedhore, ashtu edhe me përfshirjen ne lista. Por kreu i LSDM-se nuk beri komente ne lidhje me kërkesat e partive shqiptare per dygjuhësinë dhe zgjatjen e mandatit te Prokurorisë Speciale. Ne anën tjetër, burime zyrtare pranë BDI-se kane deklaruar per mediat ne Shkup se shume shpejt do te kete nje mbledhje te kryesisë se kësaj force politike per te analizuar takimet e Ali Ahmetit me dy liderët maqedonas. VMRO-DPMNE është shprehur kategorikisht kundër kushteve te vendosura nga partitë shqiptare ne platformën e përbashkët te BDI-se me Besën dhe Aleancën për shqiptaret.

Recommended