Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 3/31/2017
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas dështimit në Kolegjin Zgjedhor, ish-deputeti Dashamir Tahiri ka marrë dhe dështimin e parë në Gjykatën Administrative kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i heq atij mandatin e deputetit.
Nëpërmjet avokatit, Fatmir Braka, ish-deputeti i Partisë Demokratike kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit të KQZ-së derisa çështje të shqyrtohej në themel.
Braka: Vendimi i Gjykatës Administrative jo i drejtë. Sot i jemi drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar vendimin e KQZ-së.
Tahirit iu hoq mandati në fund të muajit dhjetor të vitit të shkuar, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, për shkak se nuk kishte plotësuar siç duhet formularin dhe kishte fshehur dënimet e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mandati-tahiri-deshton-edhe-ne-administrative-shkon-ne-kushtetuese/

Category

📺
TV

Recommended