Gripi “merr” dy jetë të tjera, shkon në 9-të numri total i viktimave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtohen viktimat nga epidemia e gripit. Edhe dy paciente te tjerë kanë humbur jetën pas komplikacioneve që u ka shkatuar virusi i stines A H3N2. Sipas specialsitëve të Institutit të Shendetit Publik të dy pacientët e moshuar, mbi 70 vjeç, vuanin nga një sërë semundjesh kronike. Gripi rëndoi gjendjen e tyre deri në humbje jete.Zyrtarisht numri i viktimave nga gripi ka shkuar në 9-të, mes tyre edhe një fëmijë i mitur, gati tre vjeç pas një infeskioni të cipës së trurit. Specialsitet e shendetit publik deklarojnë se nuk kemi dalë nga epidemia. Në fillim të shkurtit parashikohet një ulje e sëmundshmërise ndersa gripi i stinës ciklin e vet e mbyll në muajin maj.Kulmi i epidemisë së gripit zgjat rreth 1 muaj, ndersa kete vit fluksi me i madh i te prekurve arriti 21 mije persona te semure cdo jave. Intestiteti i virusit ka nisur te bjere por jemi ende larg situates normale.

Recommended