Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dukagjini është një nga zonat më të goditura nga reshjet e dëborës dhe ngricat e ditëve të fundit. Udhëtimi drejt kësaj zone të thellë malore mbetet një sfidë më vete, ndërsa rruga është e rrezikshme në verë, e jo më në mes të dimrit ku dëbora varion nga 50 cm deri në 1 metër.
Zinxhirët janë një domosdoshmëri kur merr rrugën për në Dukagjin, por edhe ata kryejnë funksion deri në një pike, pasi kur trashësia e dëborës rritet e ngricat bëhen më të forta, automjeti nis të rrëshqasë edhe me to. Segmenti Kir- Mali i Shoshit në drejtim të Breg lumit është më i vështiri, e ku nga kjo pikë rruga mund të bëhet vetëm në këmbë pasi nuk ka alternativë tjetër.
Firmat kontraktuale kanë punuar për të mbajtur hapur rrugën por reshjet dhe kushtet atmosferike e vështirësojnë së tepërmi. Këshilltari bashkiak Mark Rupa i cili është edhe banor i zonës thotë se vetëm rrugë kjo nuk mund të quhet, ndërsa shton se nevojat e banorëve janë të mëdha.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-dukagjin-bora-shkon-deri-ne-1-meter/

Category
📺
TV