Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 3/16/2017
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në spitale dhe qëndra shëndetësore nga mjekët pediatër pohohet se është ulur ritmi i të prekurve, por bluzat e bardha dhe autoritetet shëndetësore janë ?alert?me rihapjen e shkollave. Por sa jeton virusi gripal në ambjent? Mjekët thonë se prezenca e virusit për të infektuar është 2 ditë kur ai qëndron në metale, ndaj duhet të tregohet kujdes me higjenën dhe prekjet në ambjentet publike.
Kujdes nëse jeni të prekur nga virusit gripal dhe tështini në vendet publike.
Mjekët pediatër thonë se kjo është mënyra më e shpejtë e përhapjes së virusit të gripit në lokale apo në qëndra tregëtare.
Virusi AH3N2 është rezistent dhe jeton në metale 2 ditë, pra që do të thotë nëse aty ka tështirë nje person i sëmurë, dikush tjetër që prek të njëjtin vend infektohet nga virusi.
Mandri: Virusi i gripit qarkullon në ajër dhe atë mund ta marrim në çdo moment. Por sa jeton virusi i gripit? Nëse dikush tështin sipër një letre qëndron deri në 15 minuta, në metal deri në dy ditë, në lëkurë deri në 5 minuta reziston.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/sa-jeton-virusi-i-gripit/

Category

📺
TV

Recommended