Rregullat e reja për lejet e drejtimit pritet të shtojnë sigurinë në rrugë. Për këtë arsye është vendosur edhe dhënia e patentës AM që ul moshën e marrjes së një leje drejtimi në 16 vjeç dhe ndalon qarkullimin pa patentë për mjetet me dy dhe tre rrota si dhe ato me cilindratë deri në 50 kubikë. Inxhinieri autoteknik Artur Sulçe shpjegon për Ora News si do të veprohet me drejtuesit, ndërsa në patentë do të përcaktohet me kod lloji i automjetit të cilin do lejohesh të qarkullosh. Çiklomotorët me dy dhe tri rrota, si dhe mjetet me katër rrota me cilindratë deri në 50 kubikë, të masivizuar si mjete transporti vitet e fundit kryesisht nga të rinjtë, shpesh herë kanë qënë edhe burimet e aksidenteve në rrugë. Por nga janari 2017 askush nuk do mund të dalë në rrugë me këto mjete nëse më parë nuk ka leje drejtimi. Ato quhen leje drejtimi AM, dhe kjo patentë e re bën një kategorizim të ri të lejeve nga 8 në 14 leje dhe po ashtu ulet mosha nga 18 në 16 vjec. Artur Sulce ing. Autoteknik: Leja jonë e drejtimit u përshtat me të gjitha kategoritë sic jepen në BE, ku u nda A1, AM për çiklomotor, për motomjetet për mjete të ndryshme sic i kemi të klasifikuara edhe në Kodin Rrugor. Është vendosur që për çiklomotorin 16 vjecari, nëse çiklomotori ishte pa leje drejtimi, tani duhet të hyjë në provim teorie. Si një masë sigurie për qarkullimin në rrugë dhe në përafrim me normat e BE për transportin, është edhe ndarja e patentave manuale nga ato automatike. Nëse provat e testimit për patentë janë bërë me automjet manuale, e tillë do të jetë edhe patenta dhe ata që dëshirojnë të marrin leje drejtimi më lehtësisht për automjetet me kamio automatike, të tillë do të kenë edhe patenten, pa mundur të drejtojnë në rrugë një mjet tjetër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/me-patente-do-te-pajisen-edhe-drejtuesit-e-motoreve/
Be the first to comment