Në Rrugën e Kombit nga Tuneli i Kalimashit deri në Morinë automjetet lëvizin dhe pa zinxhirë. Borëpastrueset vijojnë të largojnë borën, ndërkohë që paralelisht hidhet kripë për të eliminuar ngricat. Shoferët: Rruga kalohet pa zinxhir. Jemi vetëm me goma dimri. Përfaqësuesit e firmës mirëmbajtëse të rrugës së kombit thonë se pavarësisht hedhjes së kripës, sërish kërkohet kujdes i madh për shkak se gjatë natës temperaturat zbresin disa gradë nën zero dhe mund të krijohen ngrica. Fiqri Taçi, përfaqësues e firmës mirëmbajtëse: Rruga e Kombit nga fundi i tunelit deri në Morin është e hapur në 4 korsi. Ne si kompani jemi në gatishmëri të plotë dhe kemi bazën materiale për të përballuar çdo lloj situate.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-rrugen-e-kombit-qarkullohet-pa-zinxhire/
Be the first to comment