Temperatuat nën 0 kanë shkaktuar ngrica në majft rrugë të qytetit të Tiranës të cilat po kthehen në rrezik për kalimtarët. Mejkët e Spitalit Universitar të Traumës bëjnë me dije se në një ditë mesatatrisht 4 pacientë paraqiten me fraktura për shkak të rrëshqitjes nga akulli. Kujdes kur kaloni në rrugët që kanë akull?. Moti i pazakontë ka krijuar këtë situatë të rrezikshme në mjaft akse në kryeqytet. Mesatarisht në spitalin e Truamës paraqiten ditët e fundit 4 pacientë të cilët kanë fraktura krysisht në gjymtyrë për shkak të rrëshqitjes duke kaluar në segmente të tillë problematikë. Artan Distafa: 4 ditët e fundit kemi vënë re që 3-4 të sëmurë kanë ardhur si pasojë e rrëshqitjes në akull. Qytetarët duhet të kenë kujdes të mos nxitojnë dhe të evitojnë akullin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kater-paciente-ne-dite-paraqiten-ne-spital-me-fraktura-nga-ngricat/
Be the first to comment