Report TV - Nis ndërtimi i urës së Mënikut në Ndroq, Veliaj: Premtim i mbajtur

  • 7 years ago
Një tjetër premtim i dhënë gjatë fushatës elektorale nga Bashkia e Tiranës, po bëhet realitet. Shqetësimi disa vjeçar i banorëve të Mënikut në Njësinë Administrative të Ndroqit për urën që lidh dy anët e këtij fshati, po merr zgjidhje përfundimtare.

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e urës së re, e cila do jetë në shërbim jo vetëm të kalimtarëve, por edhe të automjeteve, dhe do të shërbejë për të afruar më shumë banorët dhe produktet bujqësore të zonës me tregjet në Tiranë.

Recommended