Ora News –Miratohet plani urbanistik i Tiranës vetëm me votat e së majtës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plani urbanistik i Tiranës është miratuar pas rreth 7 orësh diskutimet. Plani është miratuar vetëm me votën e anëtarëve të mazhorancës në këshillin bashkiak, ndërsa ata të opozitës kanë votuar kundër
Mbledhja nisi me një orë vonesë, në 11:05. Që në nisje u mbajt një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të artistit, Bujar Lako.
Palët u përfshinë në debate që në leximin e rendit të ditës. Kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli, kërkoi të hiqen nga axhenda e diskutimeve plani urbanistik dhe buxheti, dy çështje të kontestuara nga opozita.
Por kryetarja e grupit të këshilltarëve të PS, Klodi Ferhati u shpreh se ?jane zbatuar te gjitha pikat me rigorozitet. Në emrin tim dhe te grupit te PS jemi kunder këtij propozimi?.
Ky plan u cilësua si abuziv nga këshilltarët e djathtë për shkak të kalimit të tij pa dëgjesa publike, pa konsultim me qytetarët e Tiranës, në mungesë të plotë të transparencës dhe në kundërshtim me ligjin.
Këshilltarët e Partisë Demokratike thonë se 3 mijë faqe plan urbanistik do të diskutohen vetëm për 5 ditë për mijëra banorë të Tiranës, çka shton dyshimet për abuzim dhe aferë të pastër korruptive me klientët e ngushtë të Veliajt.
Ndërkaq LSI përmes Endrit Brahimllarit propozoi që dita e sotme ti dedikohet konsultimit te planit urbanistik per te garantuar informimin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/keshilli-bashkiak-diskuton-planin-vendor-dhe-buxhetin-per-tiranen/

Recommended