Tepelenë, zjarri i merr jetën nenës e foshnjës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tragjedi ne qytetin e Tepelenës. Nena dhe foshnja e saj vetëm gjashte muajshe kane humbur jetën pasi zjarri përfshiu shtëpinë e tyre. Ngjarja e rende ka ndodhur ne lagjen 15 shtatori ne katin e pare te pallatit ku banon familja Shehu. Gruaja 35-vjeçare Elona Shehu ka qene ne shtëpi se bashku me foshnjën kur ka rene zjarri, ndërkohe qe bashkëshorti i saj dhe djali tjetër nuk gjendeshin ne shtëpi. Shkak i zjarrit dyshohet te jete bere rrjedhja e gazit nga bombola e gazit, e cila perdorej per ngrohje. Flaket janë përhapur ne te gjitha ambientet e shtëpisë. Zjarrfikësit kane mbërritur ne vendin e ngjarjes per te shuar flaket, por pa mundur t?i shpëtojnë nga vdekja. Burime te policisë konfirmojnë se dyshohet qe nena dhe foshnja te kenë qene ne gjumë dhe nuk e kane ndjere rrjedhjen e gazit. Me pas kur është zgjuar, ajo ka tentuar te ndeze dritën dhe pikërisht ne këtë moment ka ndodhur shpërthimi. Shpërthimi ka qene i fuqishëm dhe është dëgjuar edhe nga fqinjët dhe banoret e pallateve përreth.

Recommended