E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (25 dhjetor 2016)

  • 7 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronike me e plote: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-233/

Në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare?, Erisa vjen për të treguar historinë e dhimbshme të tezes së saj. Ajo prej gati pesë vitesh jeton sëbashku me familjen në Hudson të Teksasit. E sapo ardhur nga aeroporti i Rinasit është drejtuar drejt Televizionit Klan, për të ftuar tezen e saj Fantazinë. Jeta e tezes së saj ka qenë mjaft e vështirë, pasi ajo ka dy fëmijë me aftësi ndryshe. Enka dhe Genti janë në një moshë madhore sot dhe e vetmja brengë që po mundon çdo ditë Fantazinë është se çfarë do të ndodhi me ta, nëse ikën nga kjo botë? Erisa ka ardhur enkas për tezen e saj për t?i dhënë një premtim shumë të fortë që, jo kushdo mund ta bënte.

?Kam ardhur enkas nga Amerika për t?i bërë një surprizë tezes time. Më merr malli për vendin tim, për shoqërinë time, por sot kam ardhur enkas për tezen. Arsyeja përse është, që çdo nënë që ka fëmijë me aftësi të kufizuara apo fëmijë me probleme meriton mirënjohje maksimale nga të gjithë. Por janë disa nëna që ne i shikojmë përditë, ndoshta edhe i neglizhojmë në rrugën tonë të jetës, por ato qëndrojnë aty për të na dhënë një shembull, se të gjithë ne përpiqemi në jetën tonë të gjejmë objektivin e jetës. Kush është misioni ynë, që jemi dërguar në këtë botë? Ndërsa për ata njerëz misioni është i ditur, ata janë pasqyra e realitetit për ne që nuk ngopemi asnjëherë, që kërkojmë gjithmonë nga fati, që mërzitemi se marrim një notë të keqe, se nuk kemi para, se nuk kemi punë e tjerë. Kur kthejmë kokën dhe shikojmë këto nëna që vuajnë dhimbjen mbi dhimbje. Shikojnë fëmijët e tyre, që nuk do të munden kurrë të jenë të zotë, nuk do të munden kurrë të ecin në jetë, atëherë kuptojmë që jemi me fat. Kuptojmë që jeta është e bukur dhe do përqafuar ashtu siç të vjen, me ato kushte dhe mundësi.

Më specifikisht, tezja jote??
Tezja ime ka dy fëmijë të sëmurë. Një djalë dhe një vajzë me nga një vit diferencë. Një ndër motivacionet që unë zgjodha mjekësinë si objektiv të jetës time është djali Genti. Ai kurrë nuk ka folur, nuk ka pasur mundësi asnjëherë të thotë fjalën ?mama? dhe është 42 vjeç sot. Gjithmonë kam pyetur veten sesi ka mundësi, çfarë ndodh brënda tij? Ne jemi me nerva dhe ulërasim, qajmë, bërtasim, por po me të çfarë ndodh? Kur është i lumtur, kur është i mërzitur gjithmonë më ka bërë kureshtje. Ndërsa vajza është më e madhe, 43 vjeçe. Ajo flet, por ka një zhvillim mendor të prapambetur.

Si ka mundësi të dy fëmijët?
Nuk ka një diagnozë specifike për ta. Gjithmonë kur jam në shkollë në Amerikë, flas me profesorët për të bërë një kod gjenetik të tyre, për të ditur një mutacion se çfarë ka ndodhur. Ata nuk e dinë. Tezja ime nuk e di se çfarë gabimi ka ndodhur me ta. Nuk e besoj dot si një nënë të rrisi, të edukojë dy fëmijë që se di se çfarë ndodh me nevojat që ata kanë.

Tezja jeton me femijët. Po bashkëshortin e ka?
Po e ka dhe bes...

Recommended