Report TV - Durrës, jepen lejet e legalizimeve për Kishën Katolike e Manastirin e Shën Vlashit

  • 7 years ago
Një ditë përpara festës së Krishlindjeve Drejtoria e Aluiznit ne Durrës ka shpërndarë lejet e legalizimit për Kishën Katolike dhe Manastirin e Shën Vlashit.

Duke dorëzuar lejet e legalizimit për të githa objektet e kultit të besimeve katolike dhe ortodokse në bashkitë e Durrësit dhe Sukthit, Njësia e Aluiznit në Durrës mbyll përfundimisht dhëniet e lejeve për të gjitha komunitetet fetare.

Drejtori i Aluiznit Flamur Gjuzi ëhstë shprehur se fillimisht përfunduam procesin me komunitetin musliman dhe tani në prag të Krishtlindjes po dorëzojmë lejet për 20 objekte kulti në total për Kishën Katolike dhe atë Ortodokse.

Duke dorëzuar lejen në kishën e Shën Dominikut në Durrës kryetari i Bashkisë Vangjush Dako tha se kjo leje ka një rëndësi të veçantë pasi i akordohet një kominiteti fetar që punon për popullsinë e qytetit dhe gjithë shoqërinë.

Recommended