Ora News –Lojërat e fatit, Komisioni i Ekonomisë shtyn me dy vjet ligjin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Ekonomisë miratoi me dy vjet shtyrjen e ligjit për lojërat e fatit. Mes debatesh, opozita kundërshtoi shtyrjen, të cilën e argumentoi me interesat klienteliste të mazhorancës. Ligji i ri për lojërat e fatit parashikon zhvendosjen e tyre jashtë zonave urbane.
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar mes debatesh shtyrjen e ligjit për lojërat e fatit për dy vjet.
Opozita siç kishte deklaruar më parë kundërshtoi këtë masë, duke theksuar se ky ligj nuk po jetësohet vetëm për shkak të interesave klienteliste.
Bode: Këto janë gjëra që të gjitha janë në rënie dhe të gjitha i justifikoni se kjo qenka për ves, nafta dëmton ambientin, cigarja dëmton shëndetin.
Ahmetaj: Janë konfiskuar, janë zhdukur.Kjo është e vërteta.
Bode: E vërteta është kjo që them unë se sot në Shqipëri ke më shumë automatë seç kanë qenë.
Braçe: Një element garancie të shkruar me ligj, jo me udhëzime. As me të vjetrat dhe as me këto të rejat që do të bëni ju.E dua këtu të shkruar me ligj që çdo pikë e lojërave elektronike që mbyllet për arsye ekonomike, të mos hapet diku tjetër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/lojerat-e-fatit-komisioni-i-ekonomise-shtyn-me-dy-vjet-ligjin/

Recommended