Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Klement Balili, nuk po gjendet me. I cilësuar si kreu i trafikut te droges nga greket, ish funksionari i transporteve i ka shpetuar nje skeme per kapjen e tij, e ngjashme me ate te el chapos ne meksike. Policia ka dashur ta arrestoje gjate nje interviste, por duket se balili e ka kuptuar dhe eshte larguar per te mos u gjendur me.

Brenda nje jave tre ceshtje po përplasin serish dy partite e koalicionit te majte. Zyrtare te lsi prangosen ne ceshtjen e aksidentit te Golemit, ndersa ne ditet qe kërkohet balili per droge, shpërthen skandali i kryebashkiakut socialist te dibres te kritikuar nga lsi. Shalesi kritikon publikisht drejtimin e kuvendit nga ilir meta.

Erion veliaj pranon luften verbale dhe politike te presidentit nishani. Nje dite pasi kreu i shtetit tha se do ta padise per shpifje, kryebashkiaku i tiranes e akuzoi se ai foli jo si president po si perfaqesues i pakices dhe i partise. Prokuroria nis procedim penal ndaj tij per kanosje ndaj gjyqtareve.
?
TAP eshte nje nga projektet me te sigurte aktualisht ne bote, ndaj dhe bankat nuk ngurrojne te kreditojne. BERZH ka miratuar kredine me te madhe ne historine e saj, duke dhene 1.5 miliard euro. Nderkohe qe po perfundojne punimet ndihmese, shtrimi i taubacioneve te gazsjellesit do te filloje pas pak ditesh ne selanik.

Vazhdon ne meksiko siti kongresi botëror i fifas. Ne rendin e dites eshte edhe propozimi per anetaresimin e kosoves ne fifa. Ceshtja eshte e 17 ne rendin e dites, por duket se sinjalet jane deri tani pozitive per tu pranuar. Kosova u pranua ne uefa ne tre majin e kaluar.

Po vazhdon pjesa e pare e ndeshjes mes skenderbut dhe partizanit ne korce. Kjo ndeshje eshte vendimtare per te përcaktuar edhe fituesin e këtij kampionati. Ne pritje te ndeshjes ka patur disa incidente jashte fushes, ndersa policia ka aktivizuar mbi 400 forca per te mbajtur nen kontroll situaten.

Category

📺
TV
Comments

Recommended