Problemet e banorëve ne Vaun e Dejës, Shkoder
296 familje të 6 fshatrave që u përmbytën nga hidrocentrali Mao Ce Dun në 1970, sot hidrocentrali i Vaut të Dejës, jetojnë në ish-fjetinat e hidrocentralit, nën rrezikun e eternitit. As kanë përfituar tokë për përmbytjen dhe as shtëpi. Që prej vitit 1970, gjashtë fshatra në afërsi të digës së H/C Mao Ce Dun në Vaun e Dejës u shpërgulen nga shtëpitë e tyre dhe u vendosen në ish fjetinat e punëtorëve të Hidrocentralit. Në daten 31.3.1970 Komiteti ekzekutiv Shkodër ka vendosur që të gjitha familjet të vendosen në zonen Laç Vau i Dejës. Bëhet fjalë për 265 familje të cilave ju dha në zotërim vetëm 70 m2 sipërfaqe benese per të jetuar dhe asnje pëllëmbë tokë. Të gjitha këto banesa edhe sot pas 50 vitesh, janë të mbuluara me eternit i cili me kalimin e viteve ka degraduar dhe janë çarë. (amianti me te cilat janë të ndërtuara ose eterenitet janë të rrezikshme për sëmundejn e kancerit). Ne nje vendim te datës 31.10.1994 Keshilli i Ministrave ka vendosur trajtimin e familjeve te permbytuara nga H/C ne rrethin e Shkodres që t'u vihet ne dispozicion 194,2 ha tokë ekuivalent me tokën e permbytur nga liqeni i H/C. Kjo toke do te jepej ne ish NB Ças të Velipojës por që asnjë banor nuk mund të marrë kur asnjë pëllëmbë tokë.
Një shkresë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave e datës 20.4.2015 i sqaron banoret mbi pretendimin e tyre per token duke i cituar se; pritet edhe miratimi i projektvendimi të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të tokës bujqësor të ish ndërrmarjeve bujqësore në pronësi të përfituesve".
Banorët e vendosur në ish fjetinat e punëtoreve te H/C Mao Ce Dun (sot H/C i Vaut të Dejës) ankohen për kushtet ku ata jetojnë: ? Kemi 50 vjet që jetojmë në këto kushte. Familjet tona jetojnë nën eternit dhe nën sipërfaqe prej 70 m2. -Nuk kemi tokë ku të punojmë. Kemi shkuar në Velipojë por na pritën me automatik. Kemi bere kërkesa të përhershme por asnjë nuk na dhënë një përgjigje. Nuk kemi përfituar as ndihma dhe as qera për tokën tonë. Banoret thone se ka shume banore qe jane te semure ata jane 1 mije banore qe banojen ne kushte skandaloze tere banoret thone se vijne deputet dhe bejne premtime por asgje pritet dhe miratimi nga qeveria per nje projekt vendim...
Pyetëm specialistët për rrezikun e eternitetit
Intervistë me Profesor Arben Luzatin specialist mjedisi në ISHP: Eterniti nuk përben asnjë rrezik nëse ai është i pa prekur por, nëse ai është i thyer, i prerë apo i dëmtuar atëherë ai përbën një rrezik mjaft të madh sepse mjafton një fije shumë e hollë disa herë më e hollë se fija e flokut të hyjë në organizëm atëherë mund të shkaktohet sëmundja e kancerit. Ne nuk dimë gjë për këtë gjendje që është aty.
Intervsite me Profesor Romeo Hanxhari, gjeograf: Problemi i azbesitit në Shqipëri është një zonë e nxehtë megjithëse në sipërfaqe të vogël. Europa ka që nga 1 janari 2005 ka ndaluar cdo lloj prodhimi apo tre...
Comments