Strategjia - Grupi PD në krah të Berishës: “Vetëpërjashtohet” nga Kuvendi 10 ditë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Demokratët nuk do të jenë pjesë e aktivitetit parlamentar, derisa ish-kryeministri Sali Berisha t?i përfundojë denimi që iu dha nga Byroja e Kuvendit, pas thirrjes nga foltorja për armatosjen e qytetarëve. Vendimin opozita e mori në mbledhjen e grupit parlamenatar me dyer të mbyllura, ndërsa kryetari Basha, në një prononcim për mediat, tha se ish kryeministri u përjashtua si hakmarrje ndaj denoncimeve dhe fakteve që ka publikuar për lidhje të qeverisë me krimin.
Lulzim Basha: Po ndjekim dhe do të ndjekim me vëmendje të madhe bashkë me qytetarët tanë, bashkë me partnerët ndërkombëtarë çdo hap që qeveria e Edi Ramës dhe Edi Rama personalisht po hedhin për t?i dhënë gajret bandës. Siç është dënimi i Sali Berishës pa asnjë bazë ligjore, pa asnjë argument, apo qëndrimi i pafalshëm i Edi Ramës të premten ku në një logore të gjatë e të zvarritur, me zë të dridhur u mundua të bëj avokatinë e Emiliano Shullazit dhe bandës së tij.
Kryetari i opozitës, tha se bandat kriminale sot po i diktojnë mazhorancës edhe vendimet poltike, ndërsa akzuoi kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm se po pengojnë hetimet ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/grupi-pd-ne-krah-te-berishes-burimet-ose-bojkot-ose-bllokim-kuvendit/

Recommended